BIOGRAFI - CV

Udhëheqësi i Zyrës juridike Lirim Begzati, studimet e tija të plota universitare në drejtësi i ka vijuar në Universitetin e Neuchâtel-it, nga viti 1993 deri 1998, ku arrin deri në fitimin e titullit të Lic.iur dhe Masterit në drejtësi (LL.M.). 

Që nga viti 1995, integrohet në administratën publike zvicerane, edhe atë

  • së pari në cilësinë e përkthyesit gjyqësor e më pastaj, këshilltar për çështje të të huajve pranë organizmave të ndryshme, 
  • prej vitit 1999 deri 2005, e merrë statusin e personit zyrtar në kuadër të Departamentit të ekonomisë të kantonit Neuchâtel. Ndër funksionet e shumta që i ushtron aty ishte edhe roli i juristit-përgjegjësit të një zyre për çështje juridike,
  • nga viti 2005 deri 2016, i besohet roli i juristit-funksionarit të lartë kantonal për luftimin e diskriminimit. E më së voni e fiton njëkohësisht edhe titullin e specialistit për çështje të migracionit. Paralelisht, e ka ushtruar edhe postin e juristit-auditorit në procedurat lidhur me shtetësinë zvicerane, sipas një mandati të Entit federal për të huaj.

Ka intervenuar shpesh edhe në cilësinë e ligjëruesit në kuadër të formacioneve të ndryshme dhe trajnime profesionale që iu drejtohen funksionarëve shtetërorë, duke trajtuar posaçërisht temat e karakterit juridik.

Në kuadër të funksioneve të lartpërmendura, përditshmëria e punëve të ushtruara ka qenë e karakterizuar me trajtimin e çështjeve dhe lëmive që kanë prekur fusha të ndryshme të drejtësisë, duke pasur edhe kontakte dhe këmbime të shpeshta me shërbime të ndryshme të administratave dhe institucioneve të niveleve të ndryshme shtetërore në Zvicër.

Karriera e gjatë profesionale i ka mundësuar kështu edhe një njohje të thelluar të funksionimit të administratës zvicrane, një njohje praktike të sferave të shumta të drejtësisë dhe natyrisht edhe një njohje të  problemeve të ndryshme me të cilat ballafaqohen posaçërisht shtetasit e huaj.

Eshtë pjesmarrës (por edhe intervenues) i disa konferencave (lista në rubrikën KONFERENCA) ndërkombëtare apo rajonale qoftë të karakterit, juridik, politik apo shkencor. Në mes tjerash, është i antarësuar në Unionin ndërkombëtar të noterisë. Brenda shumë viteve, ka qenë edhe deputet në kuvendin e komunës ku jeton.

Eshtë autor i shkrimeve të ndryshme, në mesin e të cilave vlenë të theksohet libri "Zvicra dhe ligjet e saja; shembuj konkretë dhe këshilla praktike" (220 fq., 2018), një libër tjetër i kushtuar noterisë kosovare i titulluar « Noteria Jonë ; çka mund të mësojmë nga të tjerët? Shembujtë e Zvicrës dhe të Francës » (180 fq., 2010) dhe bashkëautor i një punimi të botuar nga Shërbimi federal për luftimin e racizmit i titullur  « Mbrojtja kundër diskiriminimeve në administratë » (Protection contre la discrimination dans l’administration) 25 fq. 2015, Berne. 

Ka qenë edhe bashkëpuntor aktiv në kuadër të një projekti që mundësoi hapjen dhe funksionalizimin e Institucionit noterial në Kosovë.

Në mesin e disave nga titujtë tjerë universitarë janë edhe këto si vijojnë :

  • Specializim në fushën e federalizmit (Instituti ndërkombëtar për studime evropiane, Nice, Francë
  • Noter i licencuar – Minisitria e Drejtësisë, Shkup, Maqedoni
  • Jurist i diplomuar, ne Fakultetin juridik, Universiteti i Prishtinës, Kosovë 
  • Doktorant në drejtësi, Universiteti i Neuchâtel-it, Zvicër

https://www.linkedin.com/in/lirimbegzati?trk=nav_responsive_tab_profile

 Faqet e zyrës në gjuhën frenge : www.cabinet-begzati.ch