Zyra ju ofron shërbime juridike posaçërisht në fushat vijuese :

- E drejta administrative (këshilla, shoqërime dhe përfaqësime pranë autoriteteve, përpilimi i letrave, lutjeve, ankesave dhe dokumenteve të tjera juridike);

- E drejta e detyrimeve (kontratat, në veçanti: e drejta e banimit-qirasë, e drejta e punës, shitblerja, kontrata e lizingut, përpilimi i kontratave të ndryshme, etj.);

- E drejta e të huajve (leja e qëndrimit, nxjerja e vizës, shtetësia, bashkimi familjar);

- E drejta familjare (martesa, shkurorëzimi me marrëveshje, trashëgimia, birësimi, tutoria dhe kujdestaria);

- E drejta mbi paluajtshmëritë, e drejta e ndërtimit, hipotekat;

- E drejta mbi sigurimet private dhe shoqërore (verifikimi i përshtatshmërisë së tyre), e drejta e pensionimit (të pleqësisë dhe invalidor);

- E drejta tregtare, posaçërisht, krijimi i shoqërive tregtare (firmave), kriteret dhe procedurat e hapjes së tyre, përpilimi i statuteve, etj.;

- E drejta e shkollimit (kriteret për pranim në nivele të ndryshme shkollore, çështja e ekuivalencës së diplomave, fitimi i bursës për studime, etj.);

- E drejta e komunikacionit rrugorë (ankesa kundër tërheqjes së patent-shoferit);

- E drejta tatimore (përpilimi i deklaratave tatimore, tatimet mbi paluajtshmëritë);

- E drejta civile dhe penale, etj.

 


 

Shërbime në lëmi të tjera : 

  • NDËRMJETËSIME në raste konfliktesh (në fushat e banimit, shkollimit, punës, administratës publike etj.), 
  • PËRPILIM (në gjuhën shqipe apo maqedone) të autorizimeve, kontratave, dokumenteve të tjera të nevojshme pranë autoriteteve të viseve tona (Kosovë, Maqedoni, etj) dhe sigurimi i legalizimeve (vërtetimi) i nënshkrimeve te noteri,
  • SIGURIME (shëndetësore, të përgjegjësisë civile, veturave, garancioneve të qirave të banimit),
  • KONTRATA MBI HIPOTEKAT DHE KREDITË,
  • PËRKTHIME profesionale e gjyqësore në shumë gjuhë ballkanike.

Për informata plotësuese, mbetemi në dispozicionin tuaj.

Gjuha e konsultimeve : frëngjisht, shqip, serbo-kroatisht, maqedonisht, gjermanisht (njohje bazike)