Shembuj të pyetjeve juridike të trajtuara nga zyra jonë

Të gjitha pyetjet e përfshira në listën e mëposhtme i janë drejtuar shërbimit tonë përmes formave të ndryshme (gjatë takimeve, përmes pyetjeve të parashtruara në telefon, kërkesave të drejtuara me e-meil, etj.).

Përmes kësaj liste mund të jepet edhe një ide mbi shërbimet e propozuara në fusha të ndryshme të drejtësisë.

Për arsye gjuhësore apo të uniformizimit të termeve të përdorura, disa nga pyetjet janë të adaptuara, por pa mos e prekur aspak esencën e tyre. 

 

Puna

“Gjendem në pushim mjekësor që prej 3 muajsh, kurse punëdhënësi imë më ka thënë se ka me më larguar nga puna në qoftë se nuk kthehem sa më shpejt me punuar. Mjeku më këshillon që të mos kthehem, duke m’a vazhduar edhe certifikatën mjekësore. Cilës këshillë duhet me i besuar?”.

“Kohëve të fundit, kamë pasur aksident në vendin e punës. Punëdhënësi imë nuk dëshiron me e kontaktuar sigurimin e aksidenteve, bile edhe refuzon me më paguar. Si është mundshme një gjë e tillë?”.

« E kamë kuptuar se punëdhënësi imë, edhe pse m’i ka ndaluar nga të ardhurat e mija kontributet për AVS-AHV, nuk i ka derdhur pastaj paratë në arkën qendrore AVS-AHV. Përndryshe jam tepër i kënaqur me punën që ushtroj aktualisht. Për mos e futur në konflikt, kush do të ishte mënyra më e mirë e veprimit?”.

“Nuk më paguhet rroga e 13-të. Çka thotë ligji për këtë?”.

“Firma ku punojë, shpesh tregon qëndrim negativ ndaj përkatësisë sonë fetare. Çka duhet me bërë për me e ndërprerë këtë padrejtësi, pa mos rrezikuar që të më largojnë nga puna?”.

“Kamë punuar një muaj në punë provuese. Jo vetëm se kontrata nuk më është vazhduar, por edhe asnjë pagesë nuk më është bërë për kohën që punova. Si është e mundshme kjo?”.

“Nuk kamë bërë kontratë me shkrim me punëdhënësin. Më është thënë se kjo është arsyeja që unë tani nuk mund t’i kërkoj disa të drejta. A është e drejtë kjo?”.

“Pasi më larguan nga puna, kërkova një certifikatë pune. Mirëpo, certifikatën që mora nuk ka gati se asgjë pozitive. A i lejohet kjo punëdhënësit?”. 

“Më larguan nga puna vetëm nga fakti se e kuptuan se jam shtatzëne. Çfarë ligji është ky që iu lejon punëdhënësve një gjë të tillë?”.  

“Pas një sëmundje, jam gati se 5 muaj në pushim mjekësorë. A ka të drejtë punëdhënësi të më largojë nga puna?”.

 

Qëndrimi

“Shërbimi social më ka thënë se nëse vazhdojë ende më tutje me u varur nga ndihmat sociale, rrezikojë që të humb lejen e qëndrimit C? Si mund të ndodhë një gjë e tillë?”.

“Jam momentalisht në pension invalidor dhe më është refuzuar e drejta për bashkim familjar, vetëm nga fakti se jam duke marrë edhe pagesa shtesë, pasi që pensioni invalidor nuk më mjafton. A është e drejtë kjo që ndodhë?”.

“Kamë lindur në Zvicër, ku e kamë kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë, kurse tani gjendem në Maqedoni. A ekziston mundësia për me e rregulluar statusin e qëndrimit?”.

“Prindi imë i moshuar që jeton në Kosovë, i ka mbushur 74 vite, është i sëmur dhe nuk kemi askënd të familjes për me u kujdesur për të? A mund të bëjmë diçka për me e pruar në Zvicër dhe çka kërkohet nga kushtet?”.

“Nëna i ka 55 vite dhe jeton vetëm te na. Nuk ka dikën të familjes së afërt atje. A ka ndonjë gjasë për me i’a rregulluar letrat?”.

“Nuk kamë asnjë leje qëndrimi në Zvicër, bile as një vizë. A kam ë të drejt me u martuar këtu apo jam i detyruar të largohem nga Zvicra, për me e lidhur martesën te na?”.

“Jam i interesuar për studime në Zvicër. Kush janë formalitetet kryesore për këtë dhe çka kërkohet?”.

“Më është refuzuar e drejta për studime, pasi që autoritetet e përdorin si pretekst faktin se po të njëjtat studime mund t’i vijojë edhe në vendin tim të origjinës. A mund të ankohem dhe sa janë gjasat për me fituar?”.

“Sapo i përfundova studimet në Zvicër. A ka ndonjë gjasë që t’a fitojë tani lejen e punës?”.

 

Familja

“Shteti ka vendosur që një fëmijën tim t’a dërgojnë në një institucion për fëmijë që kanë ca vështirësi. Më ka ardhur edhe një vendim nga gjykata për këtë. A ka mundësi të ankohem?”.

“E kemi adoptuar një fëmijë në Kosovë. Mirëpo tani janë duke n’a thënë këtu se nuk e pranojnë adoptimin që është bërë sipas rregullave të një shteti të huaj. A ka ndonjë zgjidhje për këto raste?”.

“Për hapjen e një procedure shkurorëzimi, dikush më ka thënë se jam i detyruar me kaluar përmes një juristi. Sa është e vërtetë kjo?”.

“Pas shkurorëzimit, bashkëshorti nuk i përmbush obligimit e tija për pagesën e mirëmbajtjes së fëmijëve, edhe pse ekziston një vendim nga gjykata për këtë. Kujt duhet t’i drejtohem për me e kërkuar të drejtën time?”.

“Pas shkurorëzimit, e kam pranuar një vendim nga ana e shërbimit të migracionit, ku thuhet se janë duke e analizuar dosjen time për me më larguar nga Zvicra. Jam duke punuar dhe kurrë skam bërë probleme, mirëpo ka pakë kohë që jetoj në Zvicër. A rrezikojë që të më largojnë?”.

 

Banimi

“Kërkova nga qiradhënësi që t’a ulë çmimin e qirasë së banimit. Ai jo vetëm se e refuzoi këtë, por edhe më kërcënoi se ka me më larguar nga banesa, nëse vazhdojë me kërkuar ndonjë të drejtë tjetër. A i lejohet një gjë e tillë?”.

“Kamë hyrë në banesë para tre jave dhe e kam kuptuar se personi që banonte aty para nesh ka paguar 500 franga më pak se sa ne. A ka ndonjë mundësi me kërkuar uljen e qirasë?”.

“Gati se pesë muaj që jemi duke kërkuar nga qiradhënësi (pronari) që t’a zgjedh problemin e nxehjes në banesë. Përveç kësaj, çdo herë kur i sinjalizohet ndonjë problem, nuk i intereson asgjë. Si me i’a bërë ?”.

“E kuptova se kamë të drejtë me e ulë çmimin e qirasë së banimit. Iu drejtova qiradhënësit me telefon për me kërkuar uljen e çmimit. Ai m’u përgjigje shkurtë se nuk e pranon këtë. Çka mundem me bërë?”.

“Duhet të largohem sa më shpejt nga banesa ime, por sipas kontratës duhet të presë edhe tre muaj. A ka ndonjë zgjidhje tjetër që të mos paguaj dy banesa në të njëjtën kohë?”.

 

Sigurimi pensional dhe invalidor

“Jam i moshës 59 vjeçare dhe kam vendosur të dalë në pension të parakohshëm. A kamë të drejt dhe sa do të ishin të ardhurat e mija?”.

“Jam duke punuar gati tridhjet vite në Zvicër. Si mundem me e ditur se sa do të ishte pensioni imë mujor?”.

“Pensioni imë është vërtetë shumë i ulët. Nuk kamë të ardhura të tjera. Çka duhet me bërë, a më takon diçka tjetër?”. 

“Më është refuzuar renta invalidore para disa viteve. Gjendja ime shëndetësore është përkeqësuar. A kamë të drejt të bëj një kërkesë tjetër?”.

“Kamë dëgjuar shumë raste kur dikush e ka fituar pensionin invalidor, edhe pse ka shumë më pak probleme shëndetësore se sa unë. Kurse, në rastin tim, asgjë s’kam mundur me arritur edhe pse kemi bërë ankesa të shumta. Si është e mundur kjo?”.

 

Shtetësia

“Gati mbi 20 vite qëndrojë në Zvicër. Asnjëherë skam pasur probleme me shtetin, as me tatimet e as të tjera. Më kanë thënë se të gjitha kushtet i plotësoj, përveç gjuhës, për të cilën më thonë se nuk e kam nivelin e duhur? A ka ndonjë mundësi për me u mbrojtur?”.

“Për kushtet e shtetësisë, më kanë thëne se vetëm çështja e disa borxheve ndaj shtetit paraqet pengesë. Çka më këshilloni me bërë?”.

“Gjithmonë e kam kuptuar se shtetësia nuk mund të humbet asnjëherë. Por dikush më tha se ndodhin raste edhe kur e marrin. Sa është e vërtetë kjo?”.

 

Sigurimi shëndetësor

“Momentalisht jam i siguruar në një sigurim i cili kushton shumë më shtrenjtë se disa të tjerë. Më është thënë se nuk është mirë me e ndërruar sigurimin. Si mundem me e kuptuar këtë më së miri?”.

“Jam i informuar se sigurimi imë shëndetësor është shtrenjtuar për vitin e ardhshëm. A kamë mundësi të largohem nga ky sigurim dhe çka duhet me bërë?”.  

 

Paluajtshmëritë

“Jam i interesuar për blerjen e një banese. Dosjen që m’a kanë dërguar ka shumë informata por nuk i kuptojë të gjitha. Kush janë pikat më të rëndësishme ku duhet më së tepërmi me pasur kujdes para blerjes?”.

“Arka e pensionimit më ka thëne se për blerjen e një banese, nuk më japin më tepër se dhjetë përqind nga çmimi i blerjes. Ligji e parashikon këtë?”.  

“Pas blerjes së një banese, banka më propozon që amortizimin t’a paguaj përmes pagesave mujore. A është e këshillueshme kjo apo ekziston ndonjë variantë më e mirë?”.

“Sipas disa informatave që i kamë dëgjuar, thuhet se për me lidhur një kontratë të hipotekës, bankat janë më të mira se sa sigurimet ? Kush janë në realitet dallimet?”.

“Më është propozuar një kontratë afatgjate (dhjetëvjeçare) për lidhjen e një hipoteke. Sa i’a vlen kjo?”. 

 

Shoqëritë tregtare (apo të biznesit)

“Jam i interesuar për me hapur një biznes në fushën e ndërtimtarisë. Çfarë formalitete kërkohen? A duhet me pasur ndonjë diplomë dhe çka kërkohet si financim sa për fillim?”.

“Nuk kamë asnjë leje qëndrimi në Zvicër. A mundem me hapur një biznes?”.  

“Pasi që nuk kamë para të gatshme të mjaftueshme për hapjen e biznesit, a ekziston ndonjë mundësi për përkrahje financiare nga shteti?”.

 

.........dhe shumë pyetje të tjera

“Më kërkojnë një autorizim për te na. A mundemi me e bërë këtu dhe në cilën gjuhë duhet të hartohet?”.

“Më duhet një vërtetim se nuk jam i dënuar. Ku mundem me u drejtuar për ketë?”.

_________________________________________________________________________