1. Dallimi kryesor në mes të një këshilltari juridik dhe një avokati në sistemin zviceran të drejtësisë

Si këshilltarët juridikë (ose juristët e specializuar zviceran), ashtu edhe avokatët, në shumicën e rasteve i kanë vijuar po të njëjtat studime universitare në drejtësi në Zvicër.

Personat e interesuar për me e fituar statusin e avokatit kryejnë një stazh profesional i cili, si zakonisht, zgjatë dy vite. Përvoja e tillë iu mundëson tyre që ti mbrojnë pastaj palët në procedurat e ndryshme.

Kurse një këshilltar juridik, para hapjes së një zyre juridike, kalon, si zakonisht dhe paraprakisht, përmes një stazhi ose/dhe përvoje të gjatë profesionale, të ushtruar, qoftë pranë një gjykate, administrate publike apo edhe në sektorin privat.

Dallimet në mes të këshilltarëve juridikë dhe avokatëve, i hasim edhe në nivel të kualifikimeve të tyre të tjera profesionale dhe në nivel të titujve të tjerë universitarë apo akademikë të fituar.

Udhëheqësi i zyrës juridike - Begzati, është jurist i specializuar në të drejtën zvicerane dhe posedon një përvojë profesionale gati se njëzet vjeçare në fushat e ndryshme të drejtësisë. Një përvojë kjo e fituar pranë administratës shtetërore dhe institucioneve gjyqësore zvicerane. Përndryshe, është bartës i  titujve si vijojnë: studime të plota universitare në drejtësi në dy shtete (Zvicër dhe Kosovë), studime post-universitare (Francë) dhe bartës i diplomës së noterit (Maqedoni).

 

2. Kush janë më tepër të specializuar për mbrojtjen e një dosje, këshilltarët juridikë ose avokatët?

Çdo gjë n’varet, si nga lloji dhe natyra e dosjet që duhet trajtuar, ashtu edhe nga kompetencat profesionale që i posedon një këshilltar juridik dhe një avokat. Si njëri ashtu edhe tjetri, mund të kenë prirje më të larta profesionale për mbrojtjen e një dosje, në këtë apo në atë lëmi të caktuar.

Ekzistojnë disa fusha të drejtësisë, ku ndodhë që një avokat të jetë më tepër i përgatitur profesionalisht se sa një këshilltar juridik. Megjithatë, ekzistojnë natyrisht edhe lëmi ku një këshilltar juridik të jetë më tepër i përgatitur se sa një avokat.

Por, nuk duhet harruar atë se ekzistojnë lëmi që i takojnë monopolit të avokatëve dhe që nuk mund të ushtrohen nga profesionistët tjerë të drejtësisë, as nga noterët, e as nga këshilltarët juridikë (për shembull, mbrojtja e dosjeve që lidhen me kryerjen e një vepre penale, etj,).

Këshilltari juridik i mbron klientët e tij në sferat e ndryshme të drejtësisë, që janë në kompetencën e tij profesionale, duke kërkuar gjetjen e një zgjidhje sa më të favorshme për klientët e tij dhe duke shmangur, aq sa është e mundshme, proceset gjyqësore, por edhe shpenzimet e paarsyeshme të tepruara.

 

3. Çfarë dosjesh mund të trajtohen nga një këshilltar juridik ?

Lista e lëndëve, për të cilat një këshilltar juridik është i autorizuar që ti trajtojë, është jashtëzakonisht e gjerë. Lidhur me këtë dhe sa iu përket shërbimeve të zyrës sonë juridike, mund të konsultohet rubrika SHËRBIMET dhe SHEMBUJ TË KËRKESAVE

Ekzistojnë edhe lëmi të drejtësisë të cilat, nganjëherë, trajtohen më së tepërmi nga disa zyra juridike se sa nga ato të avokatisë. Është fjala posaçërisht për dosjet që kërkojnë një qasje për një zgjidhje jashtkontestimore apo për dosjet ku veprohet me objektivin që të shmangen proceset gjyqësore. Janë pikërisht këto forma të intervenimeve që kanë si pasojë atë që shpenzimet për klientin të jenë shumë më të ulëta se sa në proceset gjyqësore.

 

4.     Një këshilltar juridik, a mund ti përfaqësojë klientët e tij pranë Gjykatës ?

Në shumicën dërmuese të rasteve, një këshilltar juridik ka të drejtë ti përfaqësojë palët pranë institucioneve administrative (përfshirë këtu edhe në Gjykatën administrative). Nëse nuk i përfaqëson pranë një gjykate, atëherë ai mundë t’i mbrojë palët në disa etapa të procedurës administrative dhe civile, duke e përgatitur tërësisht një lëndë (për shembull, dosjet e shkurorëzimit me marrëveshja, konfliktet në lëmin e punës, banimit, sigurimeve, e shumë të tjera). Këshilltari juridik është gjithashtu i përgatitur për këshilla në lëmin penale.

 

5. Përse këshilltarët juridikë mund ti ushtrojnë të gjitha këto aktivitete, të cilat përfundimisht nuk dallojnë aq shumë nga ato të avokatëve? 

Lirshëm mund të thuhet se në praktikën zvicerane të përvojës profesionale, llojllojshmëria dhe cilësia e punës posaçërisht në shërbimet e ndryshme të administratës shtetërorë, iu mundëson juristëve që të krijojnë një bagazh të pasur profesional të juristit të specializuar, duke iu mundësuar kështu që me sukses ti mbrojnë pastaj dosjet e fushave të ndryshme të drejtësisë. Bile, përvoja e gjatë në administratën shtetërore i dallon, nganjëherë, dukshëm disa këshilltarë juridikë nga disa avokatë të cilët nuk kanë punuar gati se asnjëherë në ndonjë shërbim të administratës shtetërore zvicerane.

 

6. A kushton më lirë një këshilltar juridik se sa një  avokat ?

Tarifat ndryshojnë, nga zyra në zyrë dhe varësisht nga dosja që duhet me e trajtuar. Tarifat e avokatëve janë në përgjithësi më të larta se sa të këshilltarëve juridikë. Mirëpo, ekzistojnë edhe raste kur tarifa e një këshilltari juridik është më e lartë se sa tarifat e aplikuara nga disa avokatë. Si për këshilltarët juridik ashtu edhe për avokatët, aplikohet parimi i caktimit të lirë të tarifave. Zyra jonë aplikon tarifa të cilat i afrohen mesatares tarifore të zyrave juridike në Zvicrën frankofone.

 

7. Shërbimet juridike përmes telefonit 

Me zgjerimin e kërkesave të klientëve që vijnë nga rajonet e ndryshme të Zvicrës, është shtuar gradualisht edhe numri i atyre që kërkojnë, pranë zyrës sonë, këshilla përmes telefonit. Nëse një këshillë bazike mund të jepet për brenda disa minutave, kjo nuk vlen për shumicën e pyetje të parashtruara, të cilat marrin kohë për me i trajtuar. Për këto arsye, zyra jonë nuk mund ti trajtojë fatkeqësisht të gjitha kërkesat që i drejtohen saj dhe për të cilat kërkohet vetëm një këshillë apo shërbim juridik përmes telefonit.  

Nuk e preferojmë pra formën e tillë të shërbimeve, duke privilegjuar kështu efikasitetin e punës që mund të ofrohet në kuadër të një takimi në zyrë me klientin. Kësaj i shtohet edhe rëndësia e konsultimit të dosjes së klientit. 

Megjithatë, në raste urgjente, për arsye distance, apo në rastet e konsideruara si të jashtëzakonshme, dhe atëherë kur shërbimi juridik nuk mund të ofrohet për vetëm disa minuta, zyra është e gatshme të japë një këshillë apo përgjigje përmes telefonit. Aplikohet një tarifë e konsideruar si minimale për këto lloj shërbimesh (2.60/min.). Numri për thirrje: 0900 19 19 19. KONTAKTI

Përveç kësaj, sipas kërkesës, mund të propozohen edhe shërbime juridike me shkrim, në raste kur klientët e kanë përcjellur pyetjen përmes e-meilit cabinet.begzati@hotmail.com apo përmes formularit të kontaktit, por atëherë kur pyetjet dhe dokumentet e bashkangjitura e mundësojnë dhënien e një përgjigje. KONTAKTI