29. août, 2017

Shoqëritë tregtare apo bizneset

Format kryesore të ushtrimit të biznesit në Zvicër kalojnë kryesisht përmes hapjes së një ndërmarrje individuale, një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar SHPK (Sarl - GmbH) dhe shoqërive anonime (SA - AG). Eshtë SHPK ajo e cila dominon më së tepërmi. Ajo mundëson me u mbrojtur më së miri, sidomos kundrejtë rreziqeve financiare.