6. nov., 2018

A mund të largohet nga puna një punëtor i sëmur?

Në raste sëmundjeje dhe aksidenti, punëdhënësi s’ka të drejtë që ta shkëpusë kontratën e punës të punëtorit të tij, brenda disa afateve kohore të mbrojtura me ligj, edhe atë gjatë 30, 90 dhe 180 ditëve të para (të sëmundjes/aksidentit), varësisht nga kohëzgjatja e marrëdhënies së punës.