INFORMATA JURIDIKE - AKTUALITETE

22. févr., 2018

Në rast sëmundje/aksidenti/shtatzënie, ekzistojnë dallime të mëdha prej rastit në rast. Parashtrohet pyetja se çfarë të drejtash kemi në rastet e tilla? E gjithë kjo do të n’varet kryesisht nga këto faktorë: përmbajtja e kontratës së punës që posedojmë, kohëzgjatja e marrëdhënieve të punës dhe lloji i sigurimit që është lidhur në kuadër të punës.

13. oct., 2017

Në rastet kur dëshirojmë të largohemi para kohe nga banesa jonë, ekzistojnë mundësi që t'a bartim kontratën tonë të qirasë tek dikush tjetër. Mirëpo, ligji kërkon që të plotësohen disa kushte, në mesin e të cilave kërkohet që kandidati i propozuar për marrjen e banesës të jetë në gjendje t'a pagujë çmimin e qirasë, por jo vetëm kaqë!

9. oct., 2017

Nëse flitet për sigurimin bazë shëndetësor, janë shpesh vetëm aspektet tarifore që dallojnë një sigurim nga tjetri. Ligji zvicran mbi sigurimet shëndetësore është i qartë dhe parashikon një listë të shërbimeve që mbulohen detyrimisht nga secili sigurim. Sa është pra e arsyeshme qe ndonjëherë të paguhet më tepër?

20. sept., 2017

Personat nga shtetet jashtë BE, edhe nëse nuk posedojnë ndonjë leje në Zvicër, mundë të hapin një biznes në këtë vend, duke hapur kështu edhe rrugën për një leje pune. Mirëpo, kushtet janë tejet të ashpra; kërkohet parasegjithash që investimi të jetë i madhë dhe të prek ndonjë sferë të ekonomisë me interesë të veçantë për shtetin.

29. août, 2017

Format kryesore të ushtrimit të biznesit në Zvicër kalojnë kryesisht përmes hapjes së një ndërmarrje individuale, një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar SHPK (Sarl - GmbH) dhe shoqërive anonime (SA - AG). Eshtë SHPK ajo e cila dominon më së tepërmi. Ajo mundëson me u mbrojtur më së miri, sidomos kundrejtë rreziqeve financiare.